U arrestua në momentin që po merrte shumën monetare
Policia e Shkodrës arrestoi 22-vjeçarin Gerald Dragoti nga Elbasani, pasi shantazhonte një bashkëmoshatare të tijën në mënyrë që t’i jepte një shumë monetare.
Sipas kallëzimit të bërë nga e reja, Dragoti prej disa kohësh kërkonte para dhe i bënte presion nëpërmjet telefonit.
Ai u arrestua në Tiranë, në një vendparkimi në momentin që po merrte shumën e parave nga bashkëmoshatarja.
Njoftimi i Policisë:
Sapo ka marrë kallëzim se një shtetase shantazhohej për të dhënë para, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër ka organizuar punën për të arrestuar autorin.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, është kapur në flagrancë, në një vendparkim automjetesh në Tiranë, në momentin që do të merrte një shumë parash nga 21-vjeçarja, shtetasi:
G. D., 22 vjeç, banues në Elbasan.
Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al