BE, konferencë donatoresh për fonde për vaksinën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë autorizuar përdorimin e ilaçit kundër ebolas, Remdesivirit, për të kuruar pacientët e prekur me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, pas një takimi në Dhomën Ovale me shefin ekzekutiv të Agjencisë amerikane të Menaxhimit të Barnave.
Vendimi i hap rrugën përdorimit të gjerë të medikamentit në më shumë spitale në Shtetet e Bashkuara. Sipas ekspertëve amerikanë, Remdesiviri ka dhënë rezultate të mira në përmirësimin e shpejtë të të prekurve me Covid dhe rrjedhimisht pritet të çojë në uljen e numrit të viktimave.
Ndërkohë Komisioni Europian, Këshilli Europian dhe vendet si Italia, Franca, Gjermania dhe Norvegjia iu bashkuan nismë globale Bota kundër Covid-19.
Më 4 Maj, ata do të organizojnë një konferencë donatorësh, në të cilën synojnë të mbledhin paktën 7,5 miliardë euro.
Fondet do të iniciojnë një bashkëpunim global për zbulimin e vaksinës, i cili do të përfshijë shkencëtarë dhe autoritete standardizuese, industri dhe qeveri, organizata ndërkombëtare, fondacione dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor.
Tv Klan