Pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, ka reaguar Pentagoni.
Përmes një deklarate për mediat, Pentagoni i kërkon Koresë Veriore që të ndalojë veprimet provokuese, në të kundërt do të ndërmerren masa të ashpra.
“Nëse Koreja e Veriut nuk i ndal veprimet provokuese, ne do t’i japim Presidentit opsionet që të merret me Korenë e Veriore”
, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit Kolonel Robert Manning.
Më herët, ministri i Jashtëm koreano-verior tha se “Trump u ka shpallur luftë dhe kanë të drejtë të sulmojnë avionët bombardues amerikanë kur fluturojnë pranë Koresë së Veriut”. /
tvklan.al