Lajme Arkiva 2003

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur përpjekjet e qeverisë maqedonase kundër atyre që Uashingtoni i quan grupe të armatosura të cilat përpiqen të destabilizojnë ish Republikën Jugosllave.

Duke komentuar mbi operacionet e së dielës nga forcat maqedonase të sigurisë kur mbetën të vrarë tre shqiptarë të armatosur, zëdhënësi i departamentit të shtetit Riçard Bauçer tha se Amerika e mbështeste këtë aksion legjitim megjithatë nga ana tjetër ai i bëri thirrje qeverisë Maqedonase të mbrojë jetën dhe pronat e civilëve.

Pas takimit të dytë të zhvilluar mes BDI-së dhe Lidhjes së Socialdemokrate, partnere të koalicionit qeverisës në Maqedoni është vendosur të mos ketë më sulme nga ana e forcave maqedonase. OSBE-ja ka bërë të ditur se ekipi i saj që vizitoi fshatin Mbrezë nuk  ka njoftuar për viktima në radhët e civilëve.

Partia demokratike shqiptare në opozitë e ka cilësuar ndërhyrjen në forcat maqedonase të sigurisë si politik represive të saj. PDSH-ja mendon se fshatrat u sulmuan për dy shkaqe. Të manifestohet forca dhe aftësia e kësaj qeverie për ti disiplinuar shqiptarët është shprehur zëdhënësi i saj Ramush Bajrmami.

Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup tha se pjesëtarët e grupit të armatosur i përkisnin armatës kombëtare shqiptare. Aksioni i policisë dhe ushtrisë maqedonase shkaktoi tensione në koalicionin qeveritar.

Dy takime të njëpasnjëshme shqiptare u zhvilluan mes lidhjes socialdemokrate dhe bashkimit demokratik për integrim, pas kësaj lëvizjet e policisë dhe ushtrisë. Megjithatë burime nga të dyja partitë këmbëngulin se në qeveri nuk ka krizë./tvklan.al