Republikani JD Vance dhe demokrati Tim Walz nga shtetet kritike të Michigan-it dhe Wisconsin-it u bënë thirrje mbështesve të tyre të hedhin votat e tyre.

Kandidati për zv.president Jd Vance u tha mbështësve se ndjen keqardhje për kundërshtarin e tij politik.

“Në fakt ndihem keq për Guvernatorin Tim Walz, nëse dëshironi të jem i sinqertë me ju. Ai ka punën më të vështirë në politikën amerikane, e dini, ndoshta një nga punët më të vështira në Amerikë. Ai duhet të shkojë nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të pretendojë se Kamala Harris është e përshtatshme për të qenë presidente e Shteteve të Bashkuara.”

Ndërsa kandidati demokrat Tim Walz në Wisconsin u bëri mbështetësve të tij të votojnë për Harris për të mbështetur gratë në familjet e tyre që kanë humbur mundësinë e abortit nën presidencën e Trump.

 “Vajzat tani kanë më pak të drejta sesa kishin nënat dhe gjyshet e tyre. Ato janë më të rrezikuar se sa kanë qenë ndonjëherë. Por ja ku është lajmi i mirë. Kur të marrim Senatin, të marrim atë Dhomë, ne do të zgjedhim Kamala Harris e cila do t’i bëjë të drejtat riprodhuese të mishëruara në ligj dhe do t’i nënshkruajë ato.”

Sipas sondazheve, elektorati është i ndarë në mes, si në nivel kombëtar ashtu edhe në 7 shtetet e fushëbetejës që pritet të përcaktojnë rezultatin.

Klan News