Autoritetet amerikane kanë paditur 11 persona që kanë vjedhur informacionet e kartave të kreditit dhe debitit të 40 milion njerëzve. Vjedhja e informacioneve të identitetit e cilësuar si më e madhja e hetuar ndonjëherë në SHBA është kryer përmes një mashtrimi të masave të mëdha me kompjuterat.

Personat e paditur përfshijnë individë që banojnë në 5 vende të ndryshme. Ata akuzohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në sistemet kompjuterike të disa dyqaneve të mëdha në SHBA dhe kanë instaluar programe për të marrë informacione për kartat.

Kur përfshihen numrat e tyre fjalëkalimet dhe informacione të tjera të llogarisë bankare. Prokurori i përgjithshëm Michael Mukejsi tha se rasti tregon se me hapësira që ofron interneti, kriminelët në mbarë botën mund të ketë mundësi të shohin informacionet personale të shtetasve amerikanë.

Prokurori tha se çdo hacker që abuzon dhe vjedh informacione të tilla që dëmtojnë njerëzit dhe bizneset  do të gjendet dhe do të dalë para drejtësisë. /tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle