Lajme Arkiva 2003
Shefat e policisë së Evropës Juglindore u mblodhën në një takim dy ditor në Tiranë, ku po diskutohej si një nga çështjet më të rëndësishme, bashkëpunimin mes tyre, tani që është rritur rreziku nga terrorizmi apo krimi i organizuar.
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Bajram Ibraj do të ketë takime të veçanta me secilin nga homologët e tij të 7 vendeve të rajonit, të cilëve do u kërkoj rritje të bashkëpunimit mes tyre.
Bajram Ibraj: Pa dyshim që ne kemi shkëmbyer informacione, kemi zhvilluar kontakte edhe më parë edhe gjatë këtyre dy ditëve, çështja e terrorizmit është çështje e ditës. Të gjitha policitë e vendeve të Evropës juglindore kanë marrë masat e tyre përkatëse. Thuajse të njëjtat probleme shqetësojnë edhe policinë serbe e cila është treguar e gatshme të ketë kontakte më të shpeshta me policinë tonë.
“Megjithatë në lidhje me terrorizmin do ju thoja se si gjithmonë, ashtu siç bashkëpunojnë kriminelët edhe policia duhet të ketë një bashkëpunim akoma më të ngushtë në luftën kundër tij”.
Takimi mes drejtuesve të policisë dhe vendeve të Evropës juglindore u zhvillua në Hotel Sheraton. Ajo është financuar nga policia mbretërore kanadeze dhe ka si qëllim të kujdeset dhe të rrisë bashkëpunimin rajonal midis shërbimeve policore të vendeve pjesëmarrëse./tvklan.al