Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi mblodhi Këshillin Kombëtar ku ndër të tjera foli edhe për aktualitetin politik dhe reformat në Parlament. Sa i përket reformës zgjedhore, Shehi nuk i sheh me vlerë përpjekjet për ta realizuar atë për sa kohë nuk ka një garanci për opozitën.
Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së: Nëse reforma zgjedhore nuk prodhon entuziazëm, garanci për bllokun opozitar, për çfarë është reforma zgjedhore, që të garantojë një opozite 40 apo 50 mandate. Pse për këtë bëhet lufta në opozitë? Po kemi 12 vite në opozitë.
Garën e ardhshme elektorale, e konsideroi sfidën kryesore të opozitës, për të larguar nga pushteti Edi Ramën.
Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së: Në qoftë se nuk e përzemë edhe këtë radhë, të jeni të sigurt që nuk përzehet më. Pse s’përzehet? Sepse kalcifikohet e keqja si në Rusi, si nëpër vende të tjera, nga 40 vjet. Kush i heq më këto? Ky është rasti dhe unë dua që të bëhet një reformë që të mobilizohet që të mobilizojë me mijëra njerëz.
Deputeti i opozitës ka bërë të ditura disa nga pikat e programit të LZHK-së, ndërsa vuri theksin edhe te reforma territoriale, që sipas tij do i jepte një tjetër zhvillim bashkive në vend, duke pasur një shpërndarje më të drejtë të investimeve.
Klan News