Të ardhur nga shtete të ndryshme të botës, janë bërë bashkë në Shëngjin. Të gjithë po shijojnë muzikën elektronike.
Vendasit, por edhe të huajt thonë se vijnë për të disatën herë në “Unum Festival”. Ata e vlerësojnë aktivitetin dhe atmosferën që krijohet shumë pranë detit të Shëngjinit.
“Shumë mirë, është shumë mirë. Gjithçka, muzika…”
“Vendndodhja është e paçmueshme. Gjithçka është shumë mirë. Është atmosferë shumë e këndshme. Jam rikthyer sepse ia vlen.”
“Jam nga Zvicra. Vij për të dytën herë. Më pëlqen shumë festivali. Jam shumë e lumtur këtu. Muzika dhe atmosfera janë fantastike.”
Atmosfera ka qenë e tillë çdo mbrëmje në Shëngjin që prej 6 Qershorit kur nisi “Unum Festival”. Çdo natë luhet muzikë elektronike nga artistë të ndryshëm. Ndërsa sipas organizatorëve aktivitetin e kanë rezervuar rreth 10 mijë vizitorë. “Unum Festival” që është kthyer në traditë prej 5 vitesh tashmë në Shëngjin do të mbyllet më 11 Qershor.
Klan News