Gerwin Bell: “Mendojmë se është koha për një kthesë në buxhet, për ta ulur deficitin buxhetor me 3% të Produktit të Brendshëm Bruto këtë vit nga 7% që ishte vitin e kaluar. Do të jetë një hap për të mbajtur borxhin publik në nivelin 50% brenda këtij mandati.”
Ish/zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, mbështet mendimin se në kushtet aktuale niveli i deficitit buxhetor, pra borxhi që merr qeveria për të mbuluar nevojat e buxhetit, mund të jetë më i lartë se sa ka këshilluar FMN, me gjithë shkurtimet prej rreth 30 miliardë lekësh të shpenzimeve në buxhetin e këtij viti, 2010 pritet të mbyllet me një deficit prej 4%”.
Sherefedin Shehu: “Duhet ta shikojmë edhe në raport me nevojat që ka Shqipëria, kështu që për mendimin tim niveli prej 3% që në vitin 2010 është shumë i ulët. Niveli i deficitit duhet të jetë në raport me shkallën, me fuqinë absorbuese që ka ekonomia shqiptare, që do të thotë që niveli i deficitit të mos krijojë probleme të tjera në ekonomi, sidomos në inflacion, në zhvlerësimin e lekut, kështu që Shqipëria mund të mbajë një nivel deficiti 4%”.
Niveli i deficitit buxhetor ishte një nga detyrat kryesore që FMN-ja i këshilloi qeverisë.
Sakaq shefi i FMN-së për vendin tonë, foli me superlativa për ecurinë e Shqipërisë gjatë 2009, kohë kur vendi ynë shënoi stabilitet makroekonomik të admirueshëm dhe një rritje ekonomike pozitive prej 3%, ndryshe nga pothuajse gjithë pjesa tjetër e Evropës që ra në recesion./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro