Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Kukës, ku pas një konflikti të çastit është plagosur me thikë 15-vjeçari.

Sipas informacioneve 15-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka shoqëruar në komisariat një 15-vjeçar i cili dyshohet se është autori i ngjarjes, si dhe një 14-vjeçar që kanë qenë i përshirë në konfliktin mes dy adoleshentëve.

“Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Kukës,  identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14 vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15-vjeçarëve,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 20:30 pranë Muzeut. Ndërkaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 20:30, në qytetin e Kukësit, pranë Muzeut, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me mjet prerës një 15- vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen autorit/ve, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” njofton Policia e Kukësit.

/tvklan.al