Zëvendësministri i Industrisë dhe Tregtisë në Kosovë, Naser Osmani është shkarkuar sot me vendim të kryeministrit Hashim Thaçi, për shkak të sjelljeve jo të denja parlamentare, të kërcënimeve dhe fyerjes së qeverisë.
Gjatë seancës së sotme parlamentare me kërkesë të grupit parlamentar të LDK-së dhe partive të opozitës po diskutohej për heqjen nga rendi i ditës çështja e emërimit të anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Në lidhje me këtë çështje në mungesë të zëvendës kryeministrit fjalën e ka marrë ministri i Transporteve Fatmir Limaj, i cili u përpoq të arsyetonte kërkesën për emërimin e anëtarëve të organit shqyrtues të Prokurimit.
Reagimet e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Osmanit, kanë qenë të ashpra. Ai ka thënë se Limaj nuk ka të drejtë të flasë në emër të qeverisë” duke thënë fjalë fyese për qeverinë aktuale dhe ofendime ndaj Limajt. Situata e degjeneruar ka detyruar kryetarin e parlamentit Jakup Krasniqi të ndërpresë punimet e seancës./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle