Të ftuar:

Aida Quka- neurologe

Alban Muçaj- instruktor yoge

Hyrida Basha- nutricioniste (Skype)

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Supë me qofte, qiqra dhe makarona

Për qoftet
300 gr mish të grirë
1 qepë e vogël e grirë
1 lk kumin
Kripë dhe piper i zi
1 kokërr veze
1,5 lgj bukë të thekur të grirë

Për supën
1 gotë qiqra të gatuara
1 gotë makarona të vogla guackë
1 lç piper i kuq
1 lç nenexhik i thatë
2 karrota mesatare
800 ml- 1 l lëng mishi
2 kuba magi
2 lgj majdanoz
Bashkojmë në tas të gjithë përbërësit e qoftes dhe formojmë një brum të lidhur. Mbulojmë brumin e qofteve me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta. Më pas formojmë qoftet e vogla sa një arrë. Ngrohim vajin në tigan dhe skuqim qoftet deri sa të zverdhen pak. Shtojmë në tigan piperin e kuq, nenexhik, pak kripë. I përziejmë për një minutë e më pas shtojmë qiqrat, karrotat në kubikë, makaronat. I përziejmë e më pas shtojmë lëngun e mishit. I përziejmë mirë e më pas shtojmë majdanozin dhe lëmë supën të ziejë për aq minuta sa lexojnë makaronat në etiketë (rreth 14-15 minuta). Më pas gati për ti shërbyer.

Mollë të karamelizuata me arra, shërbyer me salcë kosi

3-4 mollë
1 lgj gjalpë
4-5 lgj sheqer
1 lç kanellë
5-6 lgj arra
300 gr salcë kosi
1 lgj lëng limoni
Qërojmë mollët e më pas i presim ato në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. Në një tigan të thellë shtojmë sheqerin, 2 lugë gjelle ujë dhe e lëmë deri sa sheqeri të karamelizohet, të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë në të 1 lugë gjelle gjalpë dhe sapo gjalpi të shkrijë shtojmë mollët dhe i përziejmë deri sa lëngu i tyre të shterojë. I vendosim kapakun herë pas here. Pasi lëngu i mollëve të shterojë, i heqim kapakun dhe i lëmë mënjanë të ftohen. Tek salca e kosit vendosim 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle sheqer ose mjaltë. I përziejmë mirë deri sa shohim që na formohet një krem i lidhur dhe i lëmuar. Në fund shërbejmë në një tas ose gotë të shkurtër 3 lugë gjelle salcë kosi duke shtuat sipër saj mollë të karamelizuara. Në fund i spërkatim mollët me 1 lugë gjelle arra të grira në copëza.

Çfarë është migrena dhe si ta menaxhojmë atë?

Mënyra alternative për të ulur dhimbjen e  migrenës

Heqim migrenën me ushtrime yoge