Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Një ditë pas deklaratës së ish-kryeministrit Ilir Meta, sot zyrtarë të SHISH sqaruan, se punonjësi Murat Meta, ndodhej nën shoqërinë e disa personave të tjerë në Pezë, 15 minuta përpara takimit të Ilir Metës me socialistët pezakë. Tentativa për të krijuar anti-miting ka dështuar.
Drejtues të SHISH sqaruan se bëhej fjalë për një takim individual, të punonjësit të SHISH dhe se nuk ishin vënë në dijeni për praninë e Murat Metës në Pezë. Me t’u vënë në dijeni, nëndrejtori i SHISH Ylli Alushi deklaroi, se punonjësit i është njoftuar pezullimi nga puna. Murat Meta është nga fshati Pezë-Helmës, ai punonte në shërbimin sekret që nga koha e Fatos Klosit.
Një ditë më parë, ish-kryeministri Ilir Meta akuzoi publikisht SHISH për ndërhyrje anti-kushtetuese në politikë në mbështetje të kryeministrit Fatos Nano./tvklan.al
Gazetare – Arta Tozaj