Një shpërthim masiv ka ndodhur në vullkanin e Kilauea të Hawaii, duke hedhur breshëri të shkëmbinjve dhe magmës të dielën, ndërkohë që autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e shtëpive aty pranë.
Shpërthimi, një formë e gjallë e magmës me avull dhe shpërndarje të tymit nga të dy skajet, ishte i 17-ti që u hap që kur vullkani filloi të shpërthente më 3 Maj.
Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar dhe më shumë se 2,000 njerëz janë detyruar të evakuohen gjatë dhjetë ditëve të fundit.
Siç shihet nga një helikopter, plasaritja duket se ishte rreth 1.000 metra e gjatë dhe ndër më të mëdhatë.
Tina Neal, shkencëtarja e ngarkuar Observatori Vullkanik i Hawaii-t të Studimit Gjeologjik të SHBA, tha se shpërthimi fluturon dhjetëra metra në ajër.
“Fluksi i llavës ishte i ngadaltë. Gjendja mbetet dinamike dhe shpërthimet mund të vazhdojnë të ndodhin edhe në ditët në vazhdim, pse plasaritjet ekzistuese mund të riaktivizohen
”, tha Neal./tvklan.al