Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, informoi publikun për valën e shkarkimeve e të masave disiplinore, si rezultat i kontributit të drejtpërdrejt të qytetarëve në luftën e përbashkët kundër mos plotësimi të ankesave të tyre. Për 5 muaj janë zgjidhur 272 aneksa të ardhura në platformën e bashkëqeverisjes në adresë të Hipotekës apo ALUIZNIT.
“Ankesat e qytetarëve janë zgjidhur në kohë brenda 10 ditëve, ndërkohë që rezultonte se qytetarët kishin vite të tëra që sorollateshin në kërkim të mikut apo sekserit të radhës”
, tha Gjonaj.
91 masa, nga të cilat 46 largime nga detyra dhe 45 masa disiplinore për zyrtarët Hipotekave e Aluiznit, janë rezultati i ri i bashkëqeverisjes me qytetarët.
“Çdo ankesë ka ndihmuar në pastrimin e zyrave nga këta punonjës, që nuk kanë zgidhur ankesat në kohë. 35 shkarkimet e lajmëruara më parë ishtohen dhe 46 punonjës të Hipotekave e Aluiznit”, u shpreh ministrja e Drejtësisë
./tvklan.al