Gazetarja: “Zonja Pernaska, sot opozita shqiptare ka deklaruar, se për shkak të shkarkimit të zotit Biberaj është bllokuar puna e delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës. Ju jeni anëtare e këtij delegacioni të përhershëm, a mund të na e sqaroni ecurinë e punës së tij gjatë ditës së sotme?”

Lajla Pernaska: “Puna e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare edhe në ditën e parë të këtij sezoni, pra në ditën e sotme ka vazhduar normalisht. Duke ndjekur të gjitha rregullat dhe procedurat e këshillit të Europës dhe duke zbatuar agjendën parlamentare që është përgatitur për këtë sezon. Nuk ka të bëjë fare me asnjë lloj cenimi të kompetencave, autoritetit dhe rolit që ushtron delegacioni parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare.”

Gazetare: “Zonja Pernaska në këtë kontekst si e shikoni punën e delegacionit në ditët në vazhdim?”

Lajla Pernaska: “Ne po ndjekim të gjithë agjendën e përgatitur tashmë. Është bërë gjatë ditës së sotme edhe rifreskimi i gjithë delegacioneve të vendeve anëtare, të bëhet një riaktivizim dhe bëhet një rikompozim edhe i gjithë komisioneve që janë permanente. Komisione të përbërë të Asamblesë Parlamentare, dhe sot ka qenë një ditë mjaft intensive e gjithë kësaj procedure rizgjidhje në të gjitha nivelet si të Asamblesë ashtu edhe komisioneve. Në këtë kuadër edhe delegacioni ka vazhduar punën e tij me kompetenca të plota. Ndërkohë që është bërë një kontestim për procedurën e zëvendësimit të anëtarësisë së delegacionit dhe nesër në komisionin e rregullores dhe të procedurave, do të diskutohet mbi këtë kontestim që është bërë në lidhje më këtë zëvendësim të anëtarësisë së delegacionit. Por gjatë ditës së sotme në gjithë procedurën e punës dhe në gjithë dokumentacionin më të fundit të Këshillit të Europës zoti Rusmali figuron si anëtar i këtij delegacioni tashmë.”/tvklan.al