Lajme Arkiva 2003
Mosrealizimet në dogana kanë shkaktuar të tjerë fajtor të shkarkuar nga detyra. Tre janë shkarkimet e reja të drejtuesve të pikave doganore që i shtohen 4 drejtuesve të shkarkuar vetëm dy ditë më parë. Drejtor të pikave doganore të Qafë- Thanës, Beratit dhe 3 urave në Përmet janë njohur me vendimin e lirimit nga detyra.
Ekspertë jashtë doganave e quajnë të padobishme dhe të pakuptimtë strategjinë e Drejtoreshës së Doganave Tatjana Kongoli. Sipas tyre shkarkimet kanë vetëm pasoja psikologjike dhe nuk mund të përmirësojnë mbledhjen e të ardhurave sidomos kur kryhen në dogana të vogla, me peshë minimale në të ardhurat e përgjithshme.
Drejtori i pikës doganore të Qafë Thanës Ilir Vraniqi, kishte vetëm dy muaj që kishte marrë detyrën. Burime pranë kësaj dogane thonë se ndryshimi i shpeshtë i drejtuesve vetëm po çorienton punonjësit.
Partia demokratike ka reaguar për shkarkime në dogana të ditëve të fundit duke i konsideruar ato si rotacionin e radhës.
Edmond Spaho: Të emëruarit shpërblimin do ta marrin nëpërmjet kontrabandës dhe korrupsionit. Këto dukuri kanë më tipiket e 5-6 viteve të fundit të doganave shqiptare dhe i shkaktojnë të ardhurave të buxhetit të shtetit dhjetëra milionë dollarë humbje në rrjet.
Ne u interesuam pranë drejtorisë së përgjithshme të doganave. Drejtoresha Kongoli ju shmang kamerave ndërsa zëvendësja e këtij institucioni thotë se nuk ka asnjë shkarkim të ri. Burime brenda doganave konfirmojnë se vala e shkarkimeve do të prekë edhe drejtues të tjerë lokal duke u konsideruar si mënyra e vetme e luftës kundër evazionit fiskal dhe kontrabandës./tvklan.al