Rovena Gashi ish prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme e shkarkuar nga shkalla e parë e Vettingut kërkon rikthimin në detyrë. Këtë të enjte ka filluar procesi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe nuk ka qenë një seancë e qetë. Gashi kërkoi që të përfaqësohej nga e motra e saj në këtë proces si ndihmëse ligjore, e cila aktualisht kryen detyrën e gjyqtares në Durrës. Por trupa gjyqësore nuk e ka pranuar këtë kërkesë me argumentin se ajo mund të mbrohej me avokat.
Ema Gashi ka pasur debate edhe me përfaqësuesin ndërkombëtar në proces Teo Jacobs, i cili në këtë seancë kishte zëvendësuar kolegen e tij Mia Rozing.
Ema Gashi: Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs. Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të ONM-së në këtë proces? Në çfarë cilësie e zoti Teo Jacobs është këtu?
Teo Jacobs: Emri im nuk është Mia, por Teo dhe këtu përfaqësoj ONM-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë.
Në përfundim të seancës Ema Gashi deklaroi se vendimi për të mos përfaqësuar ligjërisht motrën e saj, ishte i kundraligjshëm.
Seanca e radhës mbi kërkesën e Rovena Gashit për tu kthyer në detyrë do të zhvillohet më datën 23 Prill.
Tv Klan