Kjo raketë ajër-ajër është pjesë e arsenalit të rëndë të municioneve luftarake të sekuestruara nga antiterrori italian gjatë aksionit që shkatërroi një celulë terroriste të ekstremit të djathtë në veri të vendit fqinj. Materiale të ndryshme naziste që shërbenin për propagandë u gjetën gjithashtu në strehën e ekstremistëve.

Operacioni u shtri në disa qytete veriore, si Torino, Milano, Varese e Novara. Në pranga e policisë përfunduan tre persona, mes tyre edhe 51-vjeçari Fabio del Berxholo, një ish-kandidat për Senatin italian, nga radhët e Forza Nuova-s së ekstremit të djathtë.

Hetuesit italianë ishin vënë prej muajsh pas këtij grupi të ekstremit të djathtë. Më 3 korrik, gjykata e Xhenovas dënoi tre persona që luftonin përkrah separatistëve rusë në lindje të Ukrainës. Mes të arrestuarve ishte edhe shqiptari Olsi Krutani, i cili u dënua me dy vjet e tetë muaj burg.

Tv Klan