E torturoi Italinë me aftësitë dhe ritmin e tij, duke u shpallur dhe “Lojtari i ndeshjes” në një fitore të paharrur për “La Roja”, që i dërgon në 1/16 e Euro 2024.
Nico Williams tha se shokët e uruan pas ndeshjes dhe se është shumë krenar që është pjesë e përfaqësueses spanjolle.
“Jam shumë i lumtur. Ishte një ndeshje e shkëlqyer në të cilën të gjithë punuam shumë. Ne treguam se duam të bëjmë diçka të madhe në këtë Europian, Jam i vetëdijshëm se kjo është një vitrinë e shkëlqyer, por jam i fokusuar vetëm të bëj një turne sa më të mirë. Jam shumë i lumtur dhe kjo fitore u shkon të gjithë njerëzve që më kanë besuar. Të jesh lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Italisë është një ëndërr. E dinim që ndeshja do të ishte shumë e vështirë. Italia është një ekip që bashkohet shumë mirë. Ne dominuam në të gjitha linjat, Italia është një ekip i shkëlqyer, por ne luajtëm shumë mirë dhe e merituam plotësisht”.
Williams gjithashtu ka treguar për bisedën me trajnerin De la Fuente.
“Trajneri më kërkoi të përballesha një kundër një me mbrojtësit italianë. Mendoj se është performanca ime më e mirë me Spanjën dhe shpresoj të vazhdoj kështu dhe të jem në gjendje ta ndihmoj ekipin”./tvklan.al