Nëse feja është një forcë e keqe apo e mirë në botë është një debat që vijon prej shumë kohësh.
Megjithatë, sipas shkencëtarëve, feja në fakt e ka ndarë shoqërinë tonë dhe ka shkaktuar konflikte prej më shumë se 2 mijë vitesh.
Shkencëtarët në Universtitetin e Floridas dhe Colorados kanë publikuar sëfundmi një studim të ri antropolog, të disa vendeve arkeologjike meksikane që datojnë 700 vite përpara Lindjes së Krishtit.
Studimi në fjalë u publikua të Hënën, në revistën shkencore
Current Anthropology
.
Të dhënat, sipas tyre, bien në kontradiktë me atë që besohej prej shumë kohësh, se feja kishte ndihmuar në bashkimin e shteteve në fillimet e tyre.
Atë nëse feja ka shkaktuar paqe apo konflik në fillimet e shoqërisë.
Në punën e tyre shkencore, studiuesit panë se ritualet e vogla fetare ndihmuan në mbajtjen e një komuniteti të vogël të lidhur me njëri-tjetrin, duke vonuar kështu zhvillimin e bashkësive të mëdha.
Ata panë gjithashtu se elita vinte për të dominuar jetën fetare dhe kontrollonte lidhjet mes komuniteteve dhe zotëve të tyre, duke çuar në konflikte me liderët e komuniteteve tradicionale.
Në bazë të periudhës së marrë në studim, doli se në atë kohë, feja shkaktoi më shumë konflikt dhe shtetet rajonale të formuara ishin jetëshkurtër./tvklan.al