Një masiv shkëmbor është shkëputur mbrëmjen e së mërkurës në zonën muzeale të qytetit të Beratit në lagjen Mangalem duke dëmtuar një shtëpi muze dhe një makinë.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka marrë masa për të evakuuar banorët pasi ekzistonte rreziku për një shkëputje të dytë.
Kryetari bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, deklaroi se duhet marre masa urgjente në këtë zonë të rrezikshme.
Fadil Nasufi: “Rreziku është permanent, sepse Berati është një qytet pa unazë. Këtu qarkullojnë mjete të tonazhit 40-60 ton me pllaka guri dhe materiale të tjera ndërtimi, Berati ka emergjent Unazën, Berati ka emergjent që qysh nesër të vijnë specialistët e gjeologjisë dhe specialistë të fushave përkatëse për të mbikëqyrur gjithë zonën e sipërfaqes që ndodhet mbi Mangalem.”
Nga Tirana janë nisur specialist për të shmangur shkëputje të tjera të mundshme të cilat mund të rrezikojnë jetën e banoreve. Vetëm rreth 1 vit më parë Berati është shpallur dhe pasuri e UNESCO-s.
Fenomeni i rrëshqitjes së masiveve shkëmborë është i pranishëm në këtë zonë prej vitesh./tvklan.al