Ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers, deklaron se Shtetet e Bashkuara te Amerikës presin që zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit te jene te lira dhe te ndershme.

Mesazhi i diplomatit amerikan u dha sot nga Berati ku ai ndodhet për një vizite me prefektin e këtij qarku dhe kryetarin e bashkisë se qytetit.

Withers garantoi se vendi i tij do te vazhdoje te bashkëpunojë ngushte me qeverinë e re qe pritet te dale fituese nga votimet e shqiptarëve.

John Withers: “Ju përmendet zgjedhjet dhe sigurisht ato janë një moment shumë i rëndësishëm. Duhet shumë kujdes në mbarëvajtjen e tyre, si dhe duhet qe te gjithë shtetasit te cilët ende nuk kane aplikuar te punohet me këta qe te jene te pranishëm ne zgjedhjet e përgjithshme të 28 Qershorit. Këto zgjedhje kane një rëndësi te veçante pasi këtu Shqipëria do të marrë vlerësimin. Qeveria amerikane në të njëjtën kohë do te ndihmojë këdo koalicion qe do t’i fitojë ato mbas 28 Qershorit”.

Ambasadori amerikan, Withers, ka vizituar së bashku me bashkëshortin lagjen muzeale si dhe muzeun etnografik dhe muzeun Onufri.

Në ditën e dytë të qëndrimit të tij ambasadori amerikan ka bërë një vizitë zyrtare në bashkinë e Beratit ku u prit dhe nga kreu i kësaj bashkie, Fadil Nasufi. Më pas vizita e tij ka vijuar me institucionin e Prefektit./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani