Teatri Migjeni në Shkodër u kthye në epiqendrën e humorit. Festivali i humorit bëri bashkë emrat më të dashur jo vetëm shkodranë, por edhe nga Tirana e qytete të tjera si dhe nga Kosova

Shfaqja që zgjati rreth 2 orë shkaktoi të qeshura pa fund te artdashësit shkodranë. Gjithçka u prit mirë nga publiku që vazhdimisht duartrokiste.

“Jemi mjaft të gëzuar që iu rikthyem edhe njëherë Shkodrës, përveç Shkodrës kërkujt tjetër. Shkodra djepi i humorit dhe i satirës”, u shpreh aktorja Zyliha Miloti.

“U emocionova shumë. Spektatori shkodran është i mrrekullueshëm. Tani e kemi realizuar, 10 nuk e kemi marrë, por 9 besoj e kemi këputur”, tha aktori Edmond Halili.

“Unë e kam pasur ëndërr të bëj një festival të tillë sepse mu dukte sikur shkodrës i mungon diçka të madhe që e ka të sajën. Shkodra e ka në gen humorin”, Arian Çuliqi.

Ky festival zgjat deri të dielën e 15 Dhjetorit dhe bën bashkë emrat më të mirënjohur të humorit.

Klan News