Të gjithë janë të pikëlluar dhe të trishtuar për humbjen e njeriut të afërt, por se do të përballen me një skenë akoma më të rëndë, askujt nuk ja ka marrë mendja. Në momentin që arkivoli ishte duke u futur në tokë, një prej burrave ka rënë brenda, duke bërë që arkivoli i gruas që kishte humbur jetën, të hapej.
Ky incident i ndodhur në Pampas, Peru e ka bërë situatën akoma më të vështirë për të afërmit që kishin humbur njeriun e dashur. Ata kanë nisur të qajnë me zë, teksa panë arikivolin e hapur, raporton Metro.
Më pas të pranishmit në funeral nxorën burrin që ra brenda në gropë dhe nisin të mbyllnin arkivolin. Ngjarja u filmua nga një i afërm dhe më pas ai e shpërndau videon në rrjetet sociale.
/tvklan.al