Nga dy turne, shkollat shqiptare përfitojnë tashmë dhe turnin e tretë. Nga nxënësit e ardhur, ka bërë që shifra të kalojë parashikimet. Deri sot ku na ndan një ditë nga fillimi i vitit, janë regjistruar 73 mijë e 400 nxënës. Këtë fluks do të mund t’a përballojnë 80 shkolla të kryeqytetit. Drejtoria Arsimore ka dhënë fjalën që nuk do të lërë asnjë fëmijë pa shkollë. Regjistrimi i fëmijëve të ardhur vazhdon edhe sot.
Ana Misha, drejtoreshë në Drejtorinë Arsimore thotë:
“Pothuaj të gjitha shkollat e Tiranës janë super të ngarkuara për vetë faktin se ne presim që të inagurohen dhe shkollat e reja që janë 7 shkolla.. Do të fillojë më shkollën “Qazim Turdiu” në datën 20 dhe deri në fund të shtatorit do të pajisen me banka dhe do të fillojnë dhe ata shkollat. Nga 2000 që kishim parashikuar, shkollat e Tiranës kanë vajtur maksimumi deri në 1600 nxënës dhe klasat kanë vajtur deri në 52 nxënës dhe rrezikohen të shkojnë dhe 60.”
Një nga shkollat në Laprakë do të vazhdojë dhe sivjet me mësimin me turne në të mësojnë 3400 nxënës dhe duket se zor do t’u përgjigjet shtrirja e shkollave aktuale në kryeqytet./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti