Mungojnë librat dhe baza e nevojshme materiale
Zilja e shkollës bie gjithmonë edhe në Luginën e Preshevës, por nxënësit dallojnë pasi prej dekadash ende mësojnë pa libra. Shpresën e kanë se së shpejti do ta zgjidhë Beogradi me mbështetjen e Shqipërisë. Nxënësit në këtë zonë ende mësojnë në mënyrë mjaft primitive.
Ragmi Mustafa është kryetar i Këshillit Kombëtar shqiptar, institucion që merret më kulturë, edukim dhe kujdes për shqiptarët. Ka vizituar shkollat për të parë se si do të jetë ky vit.
Nxënësit ne Luginën e Preshevës kanë vuajtur prej vitesh edhe për një abetare. Në shkollat e mesme dijen e sjellin mësimdhënësit. Por, mësuesit thonë se ia kanë dalë.
Mustafa thotë se ka paraqitur një listë me librat që duhen. Pas luftërave, fëmijët këtu kanë mbetur të shkëputur. Pjesë problematike janë lëndët identitare, historia, gjeografia dhe njësi të tjera.
Fëmijëve shqiptarë u janë premtuar librat e reja. Për shumë gjenerata librat kanë qenë konflikt politik. Shumë prej tyre për herë të parë do të mësojnë shkronjat e shtypura në letër.
Tv Klan