PD: Qeveria bën spektakël, mësuesit të pambrojtur
Në inaugurimin e shkollës Jeronim de Rada të rikonstruktuar pas 54 vitesh, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ndal tek akuzat e opozitës. Sipas tij, ajo po keqpërdor shqetësimin e prindërve për qëllime politike.
“Për këdo që mundohet të përdorë merakun e prindërve, i them që do zhgënjehen shumë jo vetëm më 25 Prill, por do ta zhgënjejmë përditë deri në datën 25 Prill ku do jetë zhgënjimi final i atyre që mundohen të përdorin meraqe prindërore për kauzat politike. Dhe kur gjërat transformohen dhe produkti duket, kupton që politika e shëmtuar, me merakun e një prindi të sinqertë, me merakun e një fëmije, është një politikë që nuk ka të ardhme. E ardhmja ka politika e drejtë, pranimi i së vërtetës, pranimi i sfidave, ndarja e punës pastaj çuarja e punës deri në fund për të patur histori suksesi si “Jeronim de Rada” që kemi sot”.
Vetëm pak minuta më pas, nga e njëjta shkollë, ish-deputetja e Partisë Demokratike Alban Vokshi ka akuzuar qeverinë se nuk po kryen testimin e mësuesve për Covid-19.
“Propaganda kriminale e dyshes Rama-Veliaj nuk mund të fshehë problemin kryesor sot me shkollat, një ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, se shkollat publike janë masivisht të papërgatitura për të përballuar pandeminë dhe se fëmijët dhe mësuesit janë në mëshirë të fatit. Propaganda kriminale e dyshes Rama-Veliaj nuk mund të fshehë problemin kryesor sot me shkollat, një ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, se shkollat publike janë masivisht të papërgatitura për të përballuar pandeminë dhe se fëmijët dhe mësuesit janë në mëshirë të fatit”.
Përveç shkollës “Jeronin de Rada”, në Tiranë do të ndërtohen edhe tre shkolla të reja, ndërsa 17 të tjera janë në proces rikonstruksioni.
Tv Klan