Duke pare një shfaqje te operës se Moxart “Cosi fan tutte”, (Kështu Bëjnë te Gjitha) shkrimtarit Bashkim Shehu i lindi ideja për te shkruar romanin me te ri “Mozart, me vonese”, i publikuar se fundmi nga shtëpia botuese Toena.

Romani rrëfen vënien ne skene te kësaj opere ne Shqipërinë e viteve ’60, kohe ne te cilën pasojat e shfaqjes kaplojnë kufijtë e skenës duke u ndërthurur me jetët e njerëzve te ndryshëm ne vitet e totalitarizmit.

Bashkim Shehu: “Nuk ka ndodhur në të vërtet, por që kështu më erdhi dmth në mendje që ta vendosja një opera të Mozart , shfaqje të operas së Mozartit në Shqipëri. Me vonesë, me vonesë që nga fillimi sepse është si me vonesë shfaqja e Mozartit në krahasim me operat italiane dhe veç asaj ka shumë efekte të vonuara të kësaj opere në jetën e njerëzve që janë të implikuar në shfaqjen e saj. Kjo ndeshje midis dy gjërave të kundërta, siç është muzika e Mozartit dhe totalitarizmi pastaj krijoi një farë reaksioni zinxhir në mendjen time që erdhi , si me thënë u krijua duke u nisur nga kjo fabula e romanit”.

Për shkrimtarin epoka e gjate e regjimit diktatorial, është një miniere e pashterur krijimtarie letrare./tvklan.al