Nevoja për të evokuar edhe një herë absurditetin e një epoke të perënduar dhe plagët e pashërueshme që shkakton fati te njeriu, frymëzuan shkrimtarin dhe poetin Preç Zogaj, të shkruante romanin e tij më të fundit “Gjyshi i tmerrshëm” i botuar ditët e fundit.

Shkrimtari Zogaj i vendos ngjarjet në 35 vite, pra në vitet e diktaturës totalitare për t’i ringjallur plagët mandej në vitet e para të demokracisë. Gjyshi i tmerrshëm, personazhi imagjinar që rrugëton bashkë me nipin e tij Artur thuhet se ishte arratisur në vitet e regjimit.

Preç Zogaj: “Pak a shumë libri fillon ën ditët ton, në përballjen time me një personazh të zhdukur në emisionin “Njerëz të humbur” dhe ky është momenti që rikthehet gjithnjë një e kaluar, miku i një personazhi që në këtë rast është një personazh tipik i të riut të talentuar në diktaturë, por që i flijohet biografisë. I flijohet një gjyshi që ky se ka njohur kurrë. Romani është piktura e plagës që hap fati i i individit.”

I tërë romani rrëfen historinë e tragjedisë që pësoi më pas familja e këtij gjyshi të arratisur në kohën e regjimit. Një arratisje enigmatike, të cilën shkrimtari Preç Zogaj e përshkruan me dramaticitet, por edhe me një tis të hollë humori, humor i bardhë që më së shumti na  kujton groteskun e një epoke absurde./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani