Nëse në shumë vende u zbuan dhe iu shitën nazistëve, hebrenjtë në Shqipëri në të gjitha periudhat e vërshimeve të tyre janë mirëpritur.

Dokumentet dëshmojnë se gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin mëse 2 mijë hebrenj vendas dhe të ardhura nga Evropa qendrore dhe Ballkani që u shpëtuan.

“Hebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimi i tyre” është studimi i ri i Shaban Sinanit, i cili përmes dokumentesh origjinale të botuara për herë të parë nënvizon se Shqipëria shihej si atdhe i dytë për hebrenjtë.

Shaban Sinani: “Rezulton se lidhja e kombeve dhe jo vetëm lidhja e kombeve, por dhe organizatat më të mëdha botërore të hebrenjve vendin më të sigurt për të shpëtuar hebrenjtë e gjetën në Shqipëri. Marrëveshje dypalëshe kanë qenë ato që janë përgatitur prej ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri, Herman Bernstein, besoj ministrit Konica për instalimin së paku të 500 familjeve hebraike. Raportohet se qeveria britanike ka pasur të njëjtin interesim për të krijuar një etnitet të hebrenjve në Shqipëri, që do të ishte i ngjashëm me të njëjtin etnitet që ekzistonte në atdheun e tyre të stërlashtë në Palestinë. Para 3 muajsh është botuar një raport i njërit prej përfaqësuesve të bashkësive hebraike që kanë vizituar Shqipërinë në vitet 1930 për të parë se sa e mundshme ishte që të realizohej ky projekt aty bëhet shumë e qartë se kishte gjetur pëlqimin e autoriteteve vendase.”

Në studim është publikuar një fotografi e novelistit Albert Enstein me ambasadorin amerikan Herman Bernstein, e marrë nga arkivi i viteve 1928-1934 i Bernstein, kur ky i fundit ishte ambasador i Amerikës në Shqipëri.

Një fakt i ri për hipotezën se nobelisti ka vizituar Shqipërinë në ato vite./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani