Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Teodor Laço, ka promovuar në Korçë dy romanet e tij të fundit të titulluar “Mjegulla” dhe “Një ditarë në Kremlin”. Siç thotë dhe vetë autori ai zgjodhi të kthehet në vendlindje për të rrëfyer atë që për shkak të censurës së kohës fjeti 35 vjet në vetëdijen e tij.
Teodor Laço: “Thuhet një fjalë që njeriu nuk mund të bëhet profet në fshatin e vet dhe kj është e vërtetë. Unë jam shumë i gëzuar që e rigjeta Korçën pas shumë vitesh. Pse nuk e kisha rigjetur me letërsinë time ndoshta ka qenë shkak pjesëmarrja në politikë, polarizimi i politikës dhe shumë faktorë të tjerë”.
Vepra e parë është një libër që risjell në kohë vitet e vështira të luftës italo-greke dhe përpjekjen e shqiptarëve për të ruajtur identitetin. Autor i vendos ngjarjet dhe personazhet, në Dardhë, të cilës ai me shumë dashuri në këtë libër i ka dhënë statusin e parajsës.
Teodor Laço: “E kam deklaruar që do shkruaj një roman për luftën italo-greke. Luftë nga e cila unë kam brezat e para si fëmijë, por jo me qëllimin që të shfaq veten në mbresat e mia, por të jap një realitet i cili është shumë i veçantë, unikal ndoshta në Ballkan për Shqipërinë, fatine shqiptarëve në një luftë që të huajt e zhvillojnë në territorin e tij”.
Romani i dytë “Një dritare në Kremlin”, sjell për lexuesin Rusinë e shekullit të 19, nëpërmjet një analize mjeshtërore të ngjarjeve dhe përshkrimeve, për të cilat autorin e ka ndihmuar edhe përvoja e tij si politikan dhe diplomat. Kontributi i Teodor Laços në fushën e letrave dhe jo vetëm është vlerësuar me titullin “Nderi i Qarkut të Korçës”./tvklan.al
Gazetare: Daniela Zisi