6 fëmijë kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që shpërtheu në shtëpizën ku po pushonin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kalahari të Afrikës së Jugut. The Mirror shkruan se përveç fëmijëve kanë humbur jetën edhe 4 të rritur.
Nga flakët që shpërthyen të dielën është shuar një familje sipas mediave. Mësohet se 6 të rritur dhe 7 fëmijë kishin shkuar për pushime së bashku. Prej tyre arritën të mbijetonin vetëm 3 vetë.
Autoritetet thonë se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje. Ndërkohë lajmi i trishtë ka tronditur opinionin publik. /tvklan.al