Mosha mesatare mbi 37 vjeç. Shkak emigrimi i të rinjve
Shpopullimi i vendit është një fenomen që nuk po ndalet. Madje vitet e fundit kjo plagë po thellohet. Mosha mesatare e popullsisë për vitin e kaluar është 37 vjeç. Për sociologët, kjo vjen për disa arsye. Ndryshimi i konceptit për familjen, por edhe emigrimi i popullsisë më aktive.
Sipas sociologut Gëzim Tushi, këto vakume demografike, por edhe vakume të tregut të punës nuk do të mbeten të lira. Duke bërë që shtetet të kenë disa kombësi.
Një fenomen në rritje vitet e fundit është edhe heqja dorë nga shtetësia shqiptare. Gjatë vitit 2019, numri i atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia është rritur me 16%. Pasi në total janë 738 persona që kanë lënë shtetësinë shqiptare, në krahasim me 640 në 2018. Ndërkohë që po aq i lartë është edhe numri i atyre që kanë marrin shtetësinë shqiptare.
Vetëm për vitin që lamë pas, janë 727 persona që janë bërë shtetas shqiptarë. Ai apelon që të merren masa, pasi një popullsi e plakur jo vetëm që nuk sjell zhvillim ekonomik për vendin, por kërkon më shumë përkujdesje. Ndaj shteti duhet ta shikojë me prioritet këtë fenomen.
Klan Plus