Lajme Arkiva 2003

Ish drejtori i Policisë së Elbasanit Edmond Koseni është shpallur i pafajshëm nga gjykata e këtij qyteti. Kryetari i trupit gjykues, njëkohësisht edhe kryetar i Gjykatës së Elbasanit Bujar Musta duke lexuar vendimin e ka cilësuar të pafajshëm kësenin për veprën penale të torturës dhe ka pushuar çështjen për kryerjen e veprave arbitrare.

Ndërkohë trupi gjykues ka deklaruar fajtor kunatin dhe ish truprojën e tij Xhafer Elezi për veprën penalë të torturës dhe të armëmbajtjes pa leje.

Në bashkim të dënimeve të dhënë edhe nga gjykata Italiane  Xhaferi do të qëndrojë në burg plot 10 vjet.

Për ish drejtorin Koseni prokuroria kishte kërkuar 6 vite burg duk e akuzuar se kishte ushtruar dhunë ndaj Naim Polakut.

Por sipas trupit gjykues një fakt i tillë nuk u provua as nga dëshmitë e marra dhe as nga provat shkresore.

Pas këtij vendimi, Koseni i cilësuar si komisari i hekurt i lind e drejta për të kërkuar rikthim në detyrë./tvklan.al