Punëdhënësit tashmë do të jenë të detyruar të shpërblejnë punëmarrësit për ushqimin që konsumohet gjatë kohës së pushimit në 8 orë punë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë bazuar në ndryshimet që i janë bërë Kodit të Punës.
Kufiri i vlerës së shpërblimit përcaktohet në masën 300 lekë për një vakt. Në vendim përcaktohet se “shpërblimi në formën e pagës në natyrë mund të jepet në trajtim ushqimor, kupon dhe mall”.
Masa e shpërblimit në formën e pagës në natyrë përcaktohet në kontratën kolektive apo individuale të punës.
Klan Plus