Shpërthen bombula e gazit ballkonin e një apartamenti në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’29 Nëntori’ të qytetit. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, ndërsa janë djegur disa pajisje në shtëpi.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrëfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit në apartamentin në pronësi të familjes Aliaj.

Në shtëpi kanë qenë vetëm bashkëshortët, ndërsa kanë treguar se zjarri u shkaktua nga një shpërthim i sobës që ndodhej në ballkon. Soba ishte me gaz dhe me energji. Mendohet se shkak i shpërthimit ka qenë një qark i shkurtër në sobën./

abcnews.al