Një cisternë benzine është bërë shkaktare e një zjarri në qytetin më të madh të Nigerisë, Lagos, duke vrarë të paktën nëntë persona.
Më shumë se 50 automjete, duke përfshirë pesë autobuzë, u përfshinë nga flakët pasi një kamion humbi kontrollin duke shkarkuar benzinën që mbante në një autostradë.
Shpërthime të tilla janë të zakonshme në Nigeri, prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë. Benzina transportohet nëpërmjet rrugëve dhe mjeteve të cilat nuk janë të mirëmbajtura.
Incidenti ndodhi të enjten rreth orës 17:30, në autostradën Lagos-Ibadan, një nga autostradat kryesore në qytet./tvklan.al