Një bllok apartamentesh në periferi të Vienës në Austri është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe një pjesë e saj u shemb si pasojë e një shpërthimi. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje, raporton Reuters.
Policia deklaroi se pati shpërthim, por nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar. Nuk ka asnjë informacion për numrin e të plagosurve dhe viktimave nëse ka të tillë.
Forca të shumta të zjarrfikëses dhe policisë shkuan menjëherë në vendngjarje duke u munduar të vendosnin flakët nën kontroll.
Një foto e publikuar nga Reuters tregon ndërtesën të përfshirë nga flakët e zjarrit dhe një pjesë të saj të rrënuar. Edhe dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim rreth orës 08:00. Autoritetet do të hetojnë shkaqet e kësaj ngjarje. /tvklan.al