Qeveria Meloni do të vijojë dhe nuk do të heqë dorë nga protokolli Itali-Shqipëri për emigrantët. Mediat italiane citojnë burime nga Ministria e Brendshme, pas mbërritjes natën e kaluar të 43 emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi nga Gjadri në Bari të italisë, të cilët tani janë të lirë.

“Marrëveshja mes Romës dhe Tiranës është modeli ku duhet të bazohemi, madje edhe për çështje brendshme”, shtojnë të njëjta burime, të cilat e drejtojnë gishtin dhe fajësojnë gjykatat dhe vendimet e tyre për pezullimin që po i bëhet për të tretën herë çështjes së emigrantëve që nisen nga Italia në Shëngjin, e rikthehen sërish në Itali.

Kjo po bëhet për të fituar kohë dhe duke i kaluar çështjet në Gjykatën Supreme Evropiane, ndërkohë që bëhet fjalë për një sistem të parashikuar tashmë nga pakti i ri evropian mbi emigrancionin dhe azilin, por që do të hyjë në fuqi në 2026.

Ndërkohë mbi rikthimin e 43 emigrantëve kanë reaguar edhe organizatat për emigrimin, sikurse edhe opozita, duke fajësuar qeverinë Meloni për propagandë, por edhe shpërdorim të parave të taksapaguesve, me kostot e larta për qendrat e azilanteve në Shqiperi, që sipas tyre deri tani shpenzimet kanë arritur pothuajsë në një milliard Euro.

Klan News