Ky është momenti kur shërbimet e emergjencës i vijnë në ndihmë Preng Gjini, personit që pasditen e kësaj të marte mbeti i plagosur rëndë në një atentat me tritol të ndodhur në Tiranë.
Gazetari Spartak Koka sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku përveç ambulancës shihen forca të shumta policie dhe ato të zjarrfikëses. Gjendja e të plagosurit mësohet se është e rëndë.
Ai dyshohet se po lëvizte me makinë, kur një shpërthim i fuqishëm përfshiu automjetin në flakë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.
Rrethanat apo autorët e ngjarjes nuk dihen ende. Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe bëri që qytetarë të shumtë të mblidheshin në vendngjarje.
Preng Gjini është vëllai i Armando Gjinit, i vrarë në një atentat në Rrëshen, në Gusht të 2019-s. Pas ngjarjes së sotme dyshohet se fshihen motivet e hakmarrjes.
Armando Gjini, ishte nga ish-anëtarët e grupit të Met Kananit dhe u ekzekutua në me breshëri automatiku në qendër të Rrëshenit. /tvklan.al