Dritan Prifti: “Ishte jo një bllokadë total, por një rënie e pjesshme e sistemit, e cila nga analiza që ne bëmë tani në qendrën dispeçer del që është shkaktuar nga një rrufe që ka rënë në … nënstacionit 220 në Vaun e Dejës. Për shkak të këtij shkarkimi atmosferik janë stakuar menjëherë dy linja, linja e Podgoricës dhe linja e Vaut të Dejës Tiranë, pastaj sigurisht për shkak të mbingarkesës pjesës tjetër të sistemit është, pra ka rënë pjesërisht sistemi. Mua më vjen mirë që të gjithë punonjësit ishin këtu në krye të detyrës, unë erdha menjëherë pasi u njoftova nga qendra dispeçer dhe arritëm që në një hark 20-30 minuta ti rikthenim energjinë Tiranës dhe pastaj për 40 minuta gjithë Shqipërisë. Janë gjëra që ndodhin, si parashikojmë dot, por më vjen mirë që specialistët tanë ishin në krye të detyrës dhe arritën ta rikthenin menjëherë sistemin në gatishmëri.”/tvklan.al