UEFA ka zbuluar arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Çeki, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në këtë përballje, trupa gjykuese do të jetë nga Zvicra, me arbitër kryesor që është zgjedhur një emër i njohur si Sandro Scharer.
Dy asistentët e tij në fushë do të jenë Stéphane De Almeida dhe Jonas Erni. Arbitër kryesor i këtij takimi është Johannes von Mandach.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë është planifikuar të luhet ditën e shtunë më 16 Nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndërsa do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
/tvklan.al