Disa mungesa të rëndësishme në kombëtare për ndeshjen me Çekinë por në radhët e kuqezinjve ka futbollistë që mund të zëvendësojnë më së miri lojtarë si Gjimshiti apo Kumbulla të cilët do të ishin një pengesë e fortë për sulmuesit shtatlartë të Çekisë.
Trajneri Dritan Mehmeti bën analizën e mbrojtjes.
“Ajeti në vend të Gjimshitit, Asllani mund të mungojë Ramadani dhe Laçi mbajnë ekuilibrat”.
Dëshira është për të fituar të shtunën në mbrëmje ndaj Çekisë dhe një punë të madhe do të kenë edhe sulmuesit.
“Tuci paraqitje e mirë, Asani depërton linjat fundore”.
Për Drintan Mehmetin, ndaj Çekisë kombëtarja duket të bëjë lojë me dinakëri.
“Lojë cinike, të shfrytëzojë momentin. Të mos kalojnë në eufori nga tifozët”.
Sfida me Çekinë do të luhet mbrëmjen e së shtunës në Air Albania, biletat për të cilën janë shitur prej kohësh. Pjesa tjetër brenda territorit të Shqipërisë do të ndjekë ndeshjen në ekranin e Tv Klan.
Tv Klan