Te Çekia nuk duan të përsërisin ndeshjet e vitit të kaluar në Tiranë. Humbja 3-0 erdhi pas gabimeve që bënë vetë lojtarët çekë. Trajneri Ivan Hashek thotë se lojtarët e tij nuk duhet të bien pre e atmosferës që do të krijohet nga tifozët vendas në stadium.
“I kemi parë në disa ndeshje, janë një ekip cilësor me një trajner të shkëlqyer. Nuk duam të përsëritet ajo që ndodhi në ndeshjen e vitit të kaluar, kur lojtarët iu nënshtruan atmosferës, bënë shumë gabime dhe dështuan në kundërsulme. Kalimi në sulm i Shqipërisë është shumë i shpejtë dhe vdekjeprurës”.
Çekia udhëheq grupin me 7 pikë, e ndjekur nga Gjeorgjia e Shqipëria me 6 dhe Ukraina me 4.
Tv Klan