Qytetarët shqiptarë dhe ata maqedonas që nga shtatori i ardhshëm do të mund të lëvizin lirisht në territoret e dy vendeve pa pasur nevojë për viza. Ratifikimi i marrëveshjes së ndërsjellët për heqjen e vizave nga 2 parlamentet, ai i Shqipërisë disa muaj më parë dhe së fundi edhe ai i Maqedonisë, heq të gjitha barrierat që ekzistonin deri më sot mes dy vendeve.
Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme Ferit Hoxha tha për televizionin Klan se tashëm pritet vetëm hyrja në fuqi e marrëveshjes në Maqedoni.
Ferit Hoxha: “Në momentin që pala maqedonase dorëzon me notë, njofton palën shqiptare për ratifikimin dhe për përfundimin e procedurave ligjore maqedonase atëherë kjo është e shkruar në marrëveshje që kur të dy pakët kanë shkëmbyer njoftimet që kemi bërë marrëveshja hyn në fuqi dhe qytetarët shqiptar dhe maqedonas do të udhëtojnë pa vizë dhe pa asnjëlloj detyrimi tjetër në muajin shtator të jetë procedura e përfunduar dhe qytetarët shqiptar dhe Maqedonas anasjelltas të mund të udhëtojnë, në të njëjtën formë siç udhëtohet sot në hapësirën Shengen.”
Marrëveshja dy paleshe për heqjen e vizave mes Shqipërisë e Maqedonisë u nënshkrua në shkurt të këtij viti nga të dy kryeministrat Sali Berisha dhe Nikolla Gruevski. Kjo ndodhi pas situatës së vështirë të krijuar nga pala maqedonase në ditë e para të 2008, ku përmes ndryshimit të procedurave për lëvizjen e të huajve, brenda territorit të saj qytetarët shqiptar detyroheshin që të merrnin vizë në ambasadë dhe jo më në pikat e kalimit kufitar./tvklan.al
Gazetare: Anila Rama
Operator: Gentian Koçi