Spanjollët nuk e braktisin vendin e tyre kur bëhet fjala për pushimet e verës. Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle “Forbes España” në mesin e destinacioneve të huaja që ata zgjedhin shfaqet edhe Shqipëria.
Sipas të dhënave nga Kiwi.com, një agjenci çeke udhëtimesh e cila ka analizuar kërkimet e fluturimeve dhe destinacioneve në internet Shqipëria është renditur mes destinacioneve të preferuara të huaja për spanjollët për të udhëtuar këtë verë.
I lagur nga deti Jon dhe Adriatik, Shqipëria u ofron udhëtarëve një ndërthurje të përsosur të bukurive natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore dhe gastronomike.
Sipas Kiwi.com për momentin linjat ajrore me kërkesën më të madhe nga Madridi dhe Barcelona gjatë periudhës së verës janë të destinuara për në Tiranë, Shqipëri.
Nëse vitin e kaluar pati një interes për të udhëtuar drejt Shqipërisë, këtë vit vendi ynë është renditur në top 5-shen e destinacioneve me te mira evropiane.
Nga eksplorimi i maleve të Alpeve Shqiptare, zbulimi i historisë përmes rrënojave arkeologjike të qytetit antik të Apolonisë apo relaksit në një nga plazhet e Rivierës Shqiptare, vendi ynë i përshtatet të gjithë udhëtarëve të huaj.
Klan News