Shqipëria zë vendin e parë në Evropë përsa i përket vdekshmërisë foshnjore dhe amtare. Shifrat tregojnë se në vendin tonë vdesin 17 nëna për 100.000 lindje, ndërkohë që në vendet fqinje kjo shifër varion nga 4 deri në 6 vdekje për 100.000 lindje.
Një nga shkaqet e vdekshmërisë amtare dhe foshnjore në vendin tonë është cilësia e shërbimit mjekësor.
Zamira Sinoimeri: “Treguesit tanë të vdekshmërisë, ndër më të lartit në rajonin e Evropës, reflektojnë cilësinë jo të mirë të kujdesit obstetrikal, të kujdesit të pas lindjes. Ne kemi defekte në organizimin e shërbimeve. Kemi probleme me sistemin e informacionit. Ka mangësi në alokimin e buxhetit në nivel kombëtar”.
Për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor si dhe për të ulur nivelin e vdekshmërisë foshnjore dhe amtare në vend, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe ambasadën spanjolle prezantuan projektin “Reforma në shëndetin e nënës dhe fëmijës./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami