Shqipëria do të ketë së shpejti përfaqësitë diplomatike edhe në Kenia, Indi dhe Indonezi. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë dhe sipas ministrit të Jashtëm Igli Hasani kjo forcon pasaportën.
“Kjo nismë u mor nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke vlerësuar kontributin dhe peshën specifike që çdo vend projekton në arenën ndërkombëtare dhe rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë”, shprehet ministri Hasani.
Turizmi dhe zgjerimi i hartës së lëvizjeve të shtetasve shqiptarë për qëllime turistike, është një tjetër argument, mbi të cilin Ministria e Jashtme u mbështet për propozimin e hapjes së 3 përfaqësive të reja.
Pas këtij vendimi numri i përfaqësive shqiptare në botë shkon në 60, ndër të cilat 44 ambasada, 9 konsullata të përgjithshme dhe 9 misione të përhershme.
Klan News